Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas vendimit për dënimin me 10 vite burg të Mikel Shallarit, i cili ka pranuar se ka qenë ekzekutori me pagesë për komisarin Artan Cuku kanë ardhur edhe reagimet e Sindikatës së Policëve. Në një intervistë për Ora News, Sindikata e Policisë por edhe ajo e Policëve në Lirim thonë se në këtë mënyrë po nxiten vrasjet me pagesë.

Dënimi me 10 vite burg i vrasësit të komisarit Artan Cuku ka sjellë edhe reagimet e Sindikatës së Policisë dhe Shoqatës së Policëve në Lirim.

Ata e cilësojnë si absurd këtë vendim të drejtësisë shqiptare dhe e shohin si një rrezik për jetën e policëve që përballen me krimin.

Sadetin Fishta, kryetari i Sindikatës së Policisë shprehet se ky vendim nxit vrasjet me pagesë dhe kërkon një dënim më të ashpër.

Sadetin Fishta: Ky vendim për mendimin tonë nxit më tepër aktet e vrasësve me pagesë. Mund të jetë një dënim që mund ti hiqet për shkak të rrethanave të bashkëpunimit me drejtësinë por jo ti jepet një dënim prej 10 vitesh.

Edhe për Sekretarin e Shoqatës së Policëve në Lirim, një vendim i tillë është i papranueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reagime-denimin-e-vrasesit-te-komisarit-artan-cuku-10-vjet-burg-absurde