Surprise Me!

Report TV - Izet Haxhia del përpara Gjykatës së Tiranës, kërkon rihapjen e dosjes 'Azem Hajdari'

2018-06-07 2 Dailymotion

Izet Haxhia ka dalë për herë të parë përpara Gjykatës së Tiranës. Report Tv ka siguruar pamjet e para të ish-truprojës së Sali Berishës, një muaj pas ekstradimit nga Turqia, i cili për herë të parë shfaqet përpara një gjykate shqiptare. <br /><br />Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes "Azem Hajdari", kërkesë e cila do shqyrtohet sot nga Gjykata e Tiranës. Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili është bërë i njohur për gjyqin e 21 janarit pasi shpalli të pafajshëm gardistët që vranë 4 protestuesit e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në këtë proces, Izet Haxhia mbrohet nga avokati Bashkim Nikolla, ndërsa pala e akuzës nga Prokurori Petrit Bici. <br /><br />Ndërkohë në seancën gjyqësore merr pjesë edhe një nga familjarët e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, si dhe miku i tij, Romeo Kara, ish-avokat i OSHEE-së i cili ka denoncuar skandalin e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ-it.

Buy Now on CodeCanyon