http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa në sallën e Parlamentit opozita kërkonte praninë e ministrit të Brendshëm, që të jepte llogari mbi vëllain e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, Fatmir Xhafaj priti në zyrën e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu.

Në një distancë të vogël nga Ministria e Brendshme, pakica parlamentare vijonte akuzat se vetë Xhafaj është subjekt i ligjit për antimafien e për pasojë ai duhet të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.

Por nga ana tjetër Lu dhe Xhafaj kanë zhvilluar një bisedë kokë më kokë. Edhe pse nuk bëhen të ditura detaje nga takimi, mësohet se dy zyrtarët e lartë kanë biseduar mbi situatën e sigurisë në vend dhe punën e policisë së shtetit.

Takimi nisi rreth orës 12.00 dhe ka zgjatur për 50 minuta. Në përfundim të tij, as ambasadori amerikan dhe as ministri i Brendshëm nuk iu përgjigjën interesit të mediave.

Diplomati amerikan dhe kreu i Ministrisë së Brendshme dolën së bashku nga ministria e më pas janë larguar së bashku në të njëjtën makinë, atë të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.