Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë operacionit të koduar ?Kurbini?, policia lokale ka identifikuar personin që vitin e kaluar porositi 2 atentate me armë zjarri dhe lëndë eksplozive. Në pranga ra 57-vjeçari Fran Gjoka, ndërsa u ndaluan edhe 2 vajza nga Vlora që kishin falsifikuar dokumentet.

Në operacionin e koduar ?Kurbini?, uniformat blu arrestuan një 57-vjeçar që kishte porositur 2 atentate brenda një muaji dhe sërish shënjesta kishte arritur të shpëtonte.

Herën e parë Fran Gjoka do të eleminonte shtetasin me inicialet N.K, duke përgatitur një atentat me tritol në makinë, ngjarje kjo e ndodhur më 18 korrik të vitit të kaluar.

Shënjestra e atentatit shpëtoi dhe një muaj më vonë atij iu bë një pritë me armë zjarri, ku mori vetëm disa plagë.

Për rastin e tritolit, Gjykata e Kurbinit kishte vendosur para 2 ditësh të lëshonte masën e arrestit për 2 vajza nga Vlora, 20 dhe 23 vjeçe, të cilat u kishin dhënë kartat SIM atentatorëve dhe falsifikuan dokumente.

Ndërkohë, identiteti i personave që vunë tritolin në makinë dhe kryen një plagosje, nuk është bërë i ditur nga policia.

Fran Gjoka do të merrte hak ndaj shtetasit me inicialet N.K, pasi në vitin 1997 ai kishte plagosur Gjokën dhe vrau 2 të tjerë, krime për të cilat kishte vuajtur dënimin me burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zbardhet-atentati-ndaj-nje-personi-ne-lezhe-arrestohet-57-vjecari