Report Tv zbulon dokumentin sekret të SHISH të vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Në këtë raport theksohet se Vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, ofertë në të cilën ishin përfshirë edhe Azem Hajdari. <br /><br />SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre. Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në fund të 1997, plas plagosjes së Azem Hajdarit nga ish-deputeti i PS, Gafurr Mazreku dhe incidenteve të mitingun e PD në Tropojë në fund të po të njëjtit vit. <br /><br />Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij. Në këtë dokument, Izet Haxhia nuk përmendet në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen apo edhe bashkëpunëtor me Haklajt, ndërkohë që vëllai i tij,Ismet Haklaj, ka mbajtur detyrën e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Tropojë, në periudhën kur u vra Azem Hajdari.