Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e gjashtë fshatrave të Njësisë Administrative Tërthore, të bashkisë së Kukësit, të cilat ndahen nga rreth 17 kilometra autostradë, janë tërësisht të rrezikuar në çdo moment.

Mungesa e mbikalimeve apo nënkalimeve u vështirëson jetën, pasi ata duhet patjetër që të hyjnë apo dalin nga fshatrat e tyre, duke kaluar trafikndarësen e autostradës nga njëra anë në tjetrën.

Banorët detyrohen që të varrosin njerëzit e të afërmit e tyre që ndërrojnë jetë, duke kaluar mbi trafikndarës dhe mes për mes Rrugës së Kombit që i ka izoluar edhe nga kullotat, pyjet, tokat bujqësore.

Ata thonë, se çdo ditë të rritur, fëmijë, gra, të moshuar kalojnë mes për mes Rrugës së Kombit që nuk siguron asnjë kusht për jetën e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-qe-izoloi-kukesin-varrime-banoret-kalojne-permes-autostrades