Surprise Me!

Lu: Hetim te pavarur per audiopergjimin

2018-06-07 0 Dailymotion

Teksa në Kuvend opozita akuzoi sërish Ministrin e Brendshëm se po manipulon hetimet për audiopërgjimin ku dyshohet se është i implikuar vëllai i tij, ambasadori amerikan Donald Lu deklaron se po i ndjek me vëmendje akuzat e ngritura dhe se pret një hetim të pavarur për këtë çështje. Komenti i publikuar ne faqen e Ambasadës amerikane në Facebook, e vë theksin tek nevoja që ky hetim të mos pengojë arrestimin e drejtuesve të rrezikshëm të krimit të organizuar në vend.

?Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani?.

Gjatë ditës Ambasadori pati edhe një takim me Ministrin Fatmir Xhafaj në zyrën e këtij të fundit. Në njoftim thuhet se diplomati amerikan shprehu mbështetje për punën e Ministrit të Brendshëm dhe Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Në përfundim të takimit që zgjati rreth 30 minuta, ministri Xhafaj dhe ambasadori zgjodhën të lëviznin me një automjet.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon