Drejtori i Zyrës Arsimore në Tepelenë, Shkëlqim Imeraj, ka reaguar pas skandalit seksual të publikuar në Report Tv, ku mësuesi abuzonte me një nxënëse të mitur.

Imeraj e cilësoi këtë një rast shokues, ndërsa theksoi për mikrofonin e Report Tv se nëse mësuesi shpallet fajtor, do të përjashtohet nga sistemi arsimor.

Është shokues. Mësuesi është ndaluar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Informacione të tilla ne nuk kemi pasur, ndodhi krejt papritur. Nga ana e shkollës u mor masa e pezullimit të mësuesit.

Ky ka qenë një mësues me një dosje të pasur. Në zonën e vet ku punon ka dhe një përgjegjësi më shumë të ushtrimit të profesionit. Kohët e fundit kam qenë dhe vetë, kanë qenë të gjithë prezentë nxënës e prindër dhe nuk pata asnjë lloj sinjali qoftë nga mësuesit apo nga nxënësit.

Në një moment që ai do të shpallet fajtor në një vendim të formës së prerë, ne kemi organizatë për ta përjashtuar atë nga sistemi.