Kur ishte 15 vjeç, akoma fëmijë, ai vendosi të emigronte për në Itali për një jetë më të mirë. Nisi punë atje si pjatalarës në një restorant në vitin 1998. <br />Në vitin 2009 Altin Prenga, administrator i ?Mrizi i Zanave? u rikthye në Shqipëri dhe bashkë me villain hapën ?Mrizin e Zanave?.<br />I ftuar sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan Prenga rrëfeu historinë e suksesit dhe si u frymëzua për të hapur një restorant.<br />?Unë kam emigruar drejt Italisë në moshën 15-vjeçare. Babai im ka emigruar më parë pasi ka qenë kuzhinier. Edhe sot ai punon në Itali si kuzhinier. Ai nuk e ndjen veten rehatë në kuzhinën e ?Mrizit? sepse është shumë kaotike dhe janë mbi 20 persona që punojnë brenda. Kur e kemi hapur në fillim kemi punësuar zonja nga fshati që bënin byrekë dhe gatime tradicionale sepse ne nuk i dinim. Kur e kemi hapur në fillim ne, thuajse nuk kishte restorante me pije shqiptare. Sot gjërat kanë ndryshuar. Ajo që më ka mësuar Italia është krenaria për zonën ku jam?, tha Prenga.