Kosova dhe Serbia presin një datë të re bisedimesh. Në Serbi akuzat vazhdojnë në adresë të Prishtinës, por edhe shfaqja e pafund e nevojës për kompromis. Dushan Spasojeviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd beson se Bashkimi Evropian duhet të ofrojë një pako mundësish të ngjashme me zgjerimin kur bëhej fjalë për vendet e tjera të Evropës Juglindore.

"Duhet bërë një ofertë të mirë për marrëveshje dhe progres ekonomik, stabilitet të institucioneve dhe një perspektivë edhe për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës. BE duhet të gjejë forcë që brenda vetes t?ia ofrojë një gjë të tillë rajonit".

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjatë një adresimi më gazetarët tha se nuk i beson Kosovës.

"Ne jemi të kënaqur që Bashkimi Evropian të ndërmjetësoj, por pa SHBA dhe Rusinë zgjidhja nuk është reale".

Ajo që kërkon Beogradi për Bojan Elek, hulumtues në qendrën për politikat e sigurisë, është një dalje nga situata e komplikuar.

"Qytetarët janë të interesuar që të vazhdoj dialogu, por 80% janë kundër njohjes sipas hulumtimeve tona. Politika serbe nga ana tjetër dëshiron të ketë një kompromis që Kosovës ti jepet një ndjesi shtetësie, por disi të ruaj fytyrën dhe sovranitetin".

Presidenti serb ka theksuar se shqiptarët mund të nisen për ta marrë veriun në të ardhmen dhe zgjidhja megjithatë, siç u tha serbëve, duhet të ndodhë.

Tv Klan