Surprise Me!

Ora News - Vlahutin: Të drejtat dhe liritë themelore, të panegociueshme

2018-06-11 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimin e zhvilluar me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe zv/drejtoren e Përgjithshme të Komisionit Europian për Zgjerimin, Katharina Mathernova, shoqëria civile shprehu shqetësimet e saj për mosrespektimin e të drejtave të grave dhe vajzave, personave me aftësi të kufizuar dhe komunitetin rom.

"Ndihemi të diskriminuar, edhe ligji na diskriminon. Edhe pse kemi luftuar për të drejtat tona situata mbetet e vështirë duke filluar që nga arsimimi, për ne nuk ka arsim profesional".

"Vetëm në javën e fundit u vranë dy gra. Edhe pse kishin kryer denoncimin në policië, krimi nuk u parandalua. Kjo do të thotë që mekanizimi i mbrojtjes nuk funksionin sic duhet. Prandaj themi se në këtë aspekt, gjendja në Shqipëri është alarmante".

Ambasadorja Vlahutin tha se në këtë situatë ndodhen të gjitha vendet që janë në tranzicion teksa tha se është bërë progres.

Vlahutin: Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të panegociueshme, kjo duhet të mbahet parasysh edhe në procesin e integrimit. Situata e Shqipërisë është e ngjashme për të gjitha vendet që janë në tranzicion, por edhe pse është bërë progress e gjitha duhet të filloj nga edukimi, ku duhet të kenë akses që të gjithë.

Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Komisionit Europian për Zgjerim, tha se Shqipëria gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian, por zgjidhja e këtyre problemeve kërkon kohë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-te-drejtat-dhe-lirite-themelore-te-panegociueshme

Buy Now on CodeCanyon