Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as vetë Komisioni Europian nuk i ka kërkuar Shqipërisë të ndërtojë një kamp pritje për refugjatët e Lindjes së Mesme.

Kështu deklaroi për mediat zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda, duke kërkuar të mos spekulohet me këtë çështje.

Voda: Më duhet të jem korrekte. Absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare apo një njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo KE për të ndërtuar një kamp për migrantët e ardhur nga vendet e treta apo refugjatët. Ne kemi në Shqipëri, Tiranë një qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit.

Të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për mundësinë e ngritjes së një kampi për ish-luftëtarët e ISIS.

Voda: Përgjigjia ime zyrtare do të ishte përsëri jo sakohë në cilësinë e zëvendës/Ministres së Brendshme nuk kam asnjë njoftim zyrtar, nuk mund të spekuloj jo unë por asnjë nga ne mbi ndërtimin e një kampi të tillë.

Gazetarja: Qeveria shqiptare ka një draft ndërministror.

Voda: Nuk kam dijeni mbi këtë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/be-nuk-na-ka-kerkuar-te-ndertojme-kamp-refugjatet