Surprise Me!

Ora News - Dosja "Shullazi", me 26 qershor pretenca për Emiljanon dhe bandën e tij

2018-06-12 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkon drejt finalizimit procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Pas një procesi që zgjat prej rreth dy vitesh, Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për të pandehurit, duke i lënë kohë prokurorisë që në 26 qershor të paraqesë konkluzionet.

Ne seancën e kesaj të marte, avokatët kërkuan pyetjen e tre dëshmitarëve të tjerë, kryesisht punonjës të një banke të nivelit të dyte, por kjo kerkesë nuk u pranua nga gjykata e cila administroi provat shkresore dhe i dha fund shqyrtimit.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale

-?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie?, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-?Shkatërrim prone me eksploziv?, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-?Grup i strukturuar kriminal?

-?Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?

Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel "Vollga" në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/dosja-shullazi-me-26-qershor-pretenca-emiljanon-dhe-banden-e-tij

Buy Now on CodeCanyon