Surprise Me!

Rama: Me pagese nje nga akset qe lidh Tiranen me Durresin

2018-06-12 0 Dailymotion

Rruga e Kombit nuk do të jetë e vetmja që do të tarifohet për përdoruesit. Qeveria është duke shqyrtuar mundësinë që dhe superstrada Tiranë - Durrës të bëhet me pagesë, por ndryshe nga Rruga e Kombit për rrugën që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar do të jetë dhe një tjetër rrugë alternative pa pagesë.

Gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së radhës së qeverisë që ditën e themelimit të Partisë Socialiste është zhvendosur në Durrës, Rama lajmëron dhe nisjen këtë fundjavë të Rrugës së Arbrit që do pasohet nga dhjetra projekte të tjera infrastrukturore si pjesë e programit 1 miliard Dollarë për rindërtim.

Për pensionistët, Rama jep lajmin e indeksimit të pensioneve.

Lajm të mirë ka dhe për banorët e zonës së Porto Romanos, zona me ndotjen më të madhe ambientale në vend.

Të gjithë atyre që shifrat e INSTAT-it për uljen e papunësisë i lidhin me uljen e numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, Rama ju shpjegon metologjinë e ndjekur.

Në takimin llogaridhënës që zhvilloi më pas me banorë të Durrësit, Rama u ndal te reforma në sistemin e drejtësisë që sipas tij po jep efektet e para konkrete. Kreu i qeverisë apeloi që për çdo shqetësim qytetarët t?i drejtohen portalit të bashkëqeverisjes.

Buy Now on CodeCanyon