Surprise Me!

Ora News - Rehabilitohet rruga në hyrje të Pogradecit

2018-06-13 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse jemi në sezon turistik, Autoriteti Rrugor në mbështetje me Bankën Botërore ka nisur rehabilitimin e plotë të 2.1 klm të segmentit në hyrje të Pogradecit. Gjithashtu edhe në segmentin Qukës-Qafë Ploçë po punohet dhe sipas Autoritetit Rrugor punimet do të përfudnojnë brenda afatit të përcaktuar.

Pas nisjes së rehabilitimit në Rrugën Tiranë-Durrës, segmenti prej 2.1 km në hyrje të Pogradecit do t?i nënshtrohet një ndërhyrje të plotë. Autorieti Rrugor ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve dhe turistëve, pasi sipas tij kjo është koha për ndërhyrje sipas kontratës.

Qendro: Jemi duke rehabilituar 2.1 km në hyrje deri në dalje të Pogradecit që brenda javës së parë të korrikut ne ta përfundojmë gjithë rehablitimin.

Gjithashtu kreu i Autoritetit Rrugor theksoi se në bashkëpunim me policinë bashkiake trafiku në këtë zonë është normale.

Qendro: E kemi siguruar trafikun, së bashku me policinë rrugor dhe bashkinë Pogradec që kalimi të jetë normal.

Qëndro tha se po punohet edhe në segmentin Qukës- Qafë Plloçë, për ta kthyer edhe këtë segment në kushte normale dhe për t?i rritur të gjithë elementët e sigurisë rrugore brenda afateve të përcaktuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rehabilitohet-rruga-ne-hyrje-te-pogradecit

Buy Now on CodeCanyon