Devis Xherahu dhe Ertemiona Mejdani janë ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptar.
Edhe pse janë bashkë prej 7 vitesh dhe kanë deklaruar që në fillim historinë e tyre të dashurisë, ata ende nuk janë martuar.
Por sot të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan, këngëtari dhe ish-Miss Shqipëria zbuluan se po planifikojnë ceremoninë e martesës. Ata treguan se nuk do të bëjnë një dasmë tradicionale, por një festë me rrethin e tyre të ngushtë.
?Devi është natyrë klasike dhe i pëlqen dasma. Ndërsa unë jam larguar nga ky koncept dhe më intereson marrëdhënia jonë?, tha Mejdani.
Ishte Devisi ai që tregoi më tepër detaje teksa tha se do të kurorëzohen në kishë dhe pas dasmës do të shijojnë muajin e majltit në një nga vendet e Azisë.
?Ajo që ne do të bëjmë është një darkë e vogël në shtëpinë tonë. Një kurorëzim në kishë dhe më pas me makinë tek avioni dhe me pushime. Ertemionës i pëlqen Azia dhe ndoshta ai do të jetë destinacioni. Unë jam velur me ato ceremonitë e mëdha?, tha Xherahu.