Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

Shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin e tip ?Benz? ka aksidentuar një kombësor Andrea Prifti 55 vjeç, banues në Moravë.

55 vjeçari i aksidentuar është transportuar në Spitalin Rajonal të Bertatit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por është në gjendje të pastabilizuar për jëtën.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.