Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vite më parë disa banorë të fshatit Gollomboç të Bashkisë Pustec hoqën dorë nga kultivimi i produkteve tradicionale si misri e gruri dhe iu përkushtuan çajit.

Bima iu përshtat kushteve atmosferike dhe vit pas viti sipërfaqja e kultivuar e numri i fermerëve u shtuan. Tashmë çaji është prodhimi që u siguron të ardhurat kryesore shumë prej familjeve të fshatit. Vasilika Simonofska është njëra tyre.

Vasilika Simonofska: "Pak njerëz ka se është fshat i vogël dhe shumica e tyre merren me mbjelljen e çajit.

Vasilika e kultivon bimën e çajit prej 13 vitesh dhe tregon për Ora News më tepër rreth këtij biznesi që për të është mjaft fitimprurës.

Vasilika Simonofska: "Ka edhe firma gjermane me të cilët kontaktojnë kultivuesit e çajit në përgjithësi por dhe tregje të lira."

Vit pas viti kultivimi i cajit u kthye në traditë për të gjithë zonën.

Sipërfaqet shtohen dhe fermerët thonë se janë të kënaqur me fitimet

Prodhimi është i konsiderueshëm. Çaji i Pustecit tregtohet brenda e jashtë vendit, ndërsa banorët janë ende në pritje të një fabrike për paketim, premtim i bërë vite më parë, por që mbetet ia pambajtur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/caj-ne-vend-te-grurit-e-vreshtave-banoret-e-pustecit-jetojne-me-bimen-mjekesore