Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arkeologët shqiptaro francezë që po gërmojnë në Durrës kanë arritur në shtrezësimin e periudhës qytetare ilire, ndërsa kanë zbuluar objekte që besohet se i përkasin shekujve 2-3 pas lindjes së krishtit. Objektet me përdorim në jetën e përditshme, janë zbuluar në rrënojat e një banese, që sipas arkeologëve është braktisur për shkak të zhvillimeve që ata i cilësojnë dramatike.

Gjurmë të periudhës qytetare ilire kanë dalë në dritë gjatë gërmimeve të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-franceze që punon në Forumin Bizantin" në Durrës.

Objekte që besohet se i përkasin shekujve të 2-3 pas lindjes së Krishtit janë zbuluar në rrënojat e një banesë që besohet se është braktisur në mënyrë të menjëhershme për shkak të një zhvillimi të cilësuar dramatik sipas arkeologëve që po kryejnë gërmimet.

Eduart Shehu: Kemi arritur në pikën më të thellë në gërmim që i përket më shumë periudhës qytetare ilire. Vetë objektet janë ndoshta të shekullit 2-3 pas Krishtit. Bëhet fjalë për enë qeramike, enë e shkrirë nga nxehtësia ndoshta dhe disa elementë bronzi dekorues apo dhe elementë zbukuries bizhu.

Arkeologu Eduard Shehu thotë se gjetjet që konsistojnë në bizhuteri, enë qeramike apo bronzi dëshmojnë një tjetër shtresëzim historik poshtë forumit bizantin, ku tashmë gjetjet e periudhës romake janë rë dukshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-zbulohen-objekte-antike-te-shek-ii-iii-pas-krishtit