Pas 30 ditëve agjërim besimtarët myslimanë mbyllën muajin e Ramazanit për ta kremtuar Fitër Bajramin.

Në mëngjes herët mijëra besimtarë kryen lutjen e namazit ne bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Kreu i komunitetit mysliman, Skënder Bruçaj uroi gjithë shqiptarët për shëndet e mirësi. Ai tha se Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, e shpresave të reja për mirënjohje dhe dashuri.

Fitër Bajrami konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Pas faljes së mëngjesit dita vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e bajramit.

Tv Klan