Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë si i ftuar nderi i Bundestagut gjerman në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit.
Gjatë fjalës në këtë takim kreu i shtetit vuri theksin tek paqja dhe stabiliteti në rajon dhe "mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme."

"Presidenti Meta theksoi gjithashtu se, në këtë frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, ne u lutëm bashkarisht që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhej sa më parë dhe falënderojmë Zotin për progresin historik të ditëve të fundit dhe finalizimin e saj. Po kështu u lutëm që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet, nënvizoi Presidenti " thuhet në njoftimin për shtyp.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe progresin e bërë nga Shqipëria nën drejtim të procesit të integrimit evropian dhe theksoi se, vetëm dy javë na ndajnë nga vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Ne lutemi që ky vendim të jetë pozitiv si për ne, ashtu edhe për fqinjin tonë Maqedoninë. Brenda kësaj lutjeje qëndron dhe vetëdija e plotë për punën akoma më të madhe që duhet të bëjmë për të rritur cilësinë dhe standardet në të gjitha fushat e politikbërjes. Çelja e negociatave do të ishte një shtysë inkurajuese për adresimin edhe më të fort të prioriteteve kyçe ? theksoi Presidenti Meta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-meta-lutemi-qe-vendimi-shqiperine-e-maqedonine-te-jete-pozitiv