Surprise Me!

Muslimanët në mbarë botën kremtojnë Fiter Bajramin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-15 8 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Miliona besimtarë muslimanë nga e gjithë bota kremtojnë sot Fiter Bajramin.

Si çdo vit, besimtarët nga Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezia, Turqia dhe Malajzia ishin nga vendet e para që nisën mëngjesin e lutjeve që ndodh menjëherë pas agimit.

Edhe besimtarët nga kontinenti Europian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zelanda e Re dhe Australia kanë nisur festimet. Në SHBA besimtarët kanë shfrytëzuar ambjentet publike dhe fushat e sportit. Edhe në Times Square në Nju Jork, besimtarët kanë pritur agimin për të nisur faljen e mëngjesit.

Në pjesën tjetër, të botës, Indi e Pakistan, bajrami festohet të shtunën.

Në Riad besimtarët hodhën ndezën qiellin me fishekzjarre, në pritje të ditës së bekuar të muslimanëve.

Në këtë ditë besimtarët përshëndesin njëri-tjetrin me shprehjet ?Gëzuar Bajramin?.

Fiter Bajrami nënkupton ?festën e thyerjes së agjërimit? dhe shënon fundin e Ramazanit.

Pas 30 ditësh agjerim, lutje dhe adhurime, në 3 ditët pasuese besimtarët kremtojnë festën më të madhe islame.

Gjatë ditës ata ndajnë lëmoshë për të varfërit, ose ndryshe e njohur si Zekati, e cila është njëherësh një nga 5 shtyllat e besimit islam, dhe shkëmbejnë vizita tek familjarët dhe të afërmit e tyre.

Buy Now on CodeCanyon