Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimit shëndetësor janë dy shqetësimet kryesore për 1300 banort e fshatit Kreshpan në Fier. Banorët atje thonë se me ujin kanë probleme prej të paktën tetë muajsh, kur furnizimi nga rrjeti i bashkisë Patos u ndërpre për një investim të ri që nuk ka përfunduar. Ndërsa në rast urgjencash shëndetësore u duhet të udhëtojnë drejt Fierit, pasi qendra shëndetësore e fshatit është në gjendje të degraduar.

1300 banorë të fshatit Kreshpan në Fier vuajmë mungesën e ujit të pijshëm dhe të shërbimit shëndetësor në këto ditë të nxehta vere.

Në shumë banesa të fshatit vetem 14 km larg qendrës së Fierit uji nuk rrjedh prej rreth 8 muajsh. Shkak sipas tyre u bë ndërprerja e furnizimit nga rrjeti i Bashkisë Patos, në pritje të një investimi të ri që ende nuk ka përfunduar.

Në këto kushte, ata thonë se janë detyruar të hapin puse apo ta sigurojnë ujin larg fshatit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fier-fshati-i-kreshpanit-pa-uje-e-ambulance