http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ndërsa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias pritet të nënshkruajnë të dielën në Prespë marrëveshjen për zgjidhjen e problemit të emrit, Greqia është përfshirë nga kaosi.

Qindra mijëra protestues kanë bllokuar rrugët e Athinës në protestën 3 ditore kundër marrëveshjes. Tubuesit thanë se ndihen të tradhtuar nga qeveria.

Ndërkohë qeveria greke debatoi në parlament lidhur me kërkesën e opozitës për një mocioni mosbesimi.

Por kaosi është thelluar edhe më tej pas përjashtimit nga seanca dhe urdhrit për arrestimin e deputetit të partisë ekstremiste ?Agimi i Artë?, Kostandinos Barbarusis. Ky i fundit bëri thirrje për grusht shteti në mënyrë që të shmangej firmosja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Megjithëse shumë forca policie janë vënë në ndjekje të tij, ende nuk është bërë i mundur ndalimi i deputetit, duke shënuar kështu rastin e parë në vend që një deputet nuk i bindet urdhrave të autoriteteve.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për tradhti të lartë? dhe ?tentativë për rrëzim me dhunë të rendit politik të vendit?. Debatet në parlamentin grek pritet të vazhdojnë edhe këtë të shtunë.

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë mes kryeministrave Cipras dhe Zaev u arrit mes debatesh.

Edhe në Shkup partia opozitare VMRO-DMNE pritet të ndërmarrë një marsh protestues kundër marrëveshjes që do të firmoset në Prespë mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë e Greqisë të dielën, ku do të jenë të pranishëm edhe dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Aleksis Csipras, ndërmjetësi Metju Nimc, Shefi i Kombeve të Bashkuara Atonio Guterres dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini.

Çështja e emrit është bërë pengesë për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO, ndaj dhe marrëveshja e12 qershorit i hap rrugë integrimit të vendit, por i jep fund edhe një konflikti 27 vjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë. Komuniteti ndërkombëtar, Departamenti Amerikan i Shtetit, BE dhe NATO përshëndetën marrëveshjen e arritur mes dy palëve.