http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Europa duket se është zgjedhja kryesore e shqiptarëve për të kaluar një jetë më të mirë.

Shifrat e INSAT tregojnë se numri i atyre që largohen çdo vit drejt shteteve si Gjermania, Franca, Italia etj, është i konsiderueshëm.

Duke ju referuar të dhënave, numri me i lartë i të larguarve u shënua në vitin 2011, kohë kur u krye dhe censusi i popullatës, por u liberalizuan edhe vizat: bëhet fjalë për mbi 55 mijë qytetar të ikur.

Megjithatë, kjo shifër ka ardhur në rënie nga viti në vit.

Por ajo çka vërehet nga shifrat është se nga 2016 në 2017 numri i shqiptarëve që ikën për një jetë më të mirë është rritur me afro 5 mijë të tillë.

Paralelisht me këtë situatë edhe numri i shqiptarëve të kthyer ka shënuar rritje, pasojë e politikave strikte të europës kundër azilantëve.

Sipas të dhënave, meshkujt janë atë që emigrojnë më shumë

Por shifrat e INSTAT për emigrimin mund të merren me rezerva, pasi metoda e matjes së këtij treguesi është indirekte. Një pjesë e shqiptarëve largohen fshehurazi, pa u deklaruar. Ata udhëtojnë jashtë vendit dhe nuk kthehen.