Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Report Tv se çifti nuk kishte patur konflikt më herët.<br /><br />?Çifti nuk kishin ardhur sëbashku gruaja kishte ardhur para kurse burri më vone. Nuk ka patur debat, vetëm kemi dëgjuar të shtëna 4 herë dhe burri humbi jetën menjëherë. I njohim dhe s?kemi vënë re ndonjë konflikt mes tyre nuk e di pse mund të ketë ndodhur. Ata kishin një dyqan rrobash të përdorura në tregun e Milotit.?-është shprehur njëri prej tyre.