Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është Arseni Stanoviç, 22 vjeçari nga Mali i Zi që u arrestua nga policia e Tiranës.

Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim prej datës 13 maj, kur trupi i pajetë i shtetases ukrainase Anastasia La?manovu 30 vjeçe u gjet në një apartament në lagjen 'Kotor' në Dobrota.

Mediat malazeze, thotë se policia e Malit të Zi kishin informacione operacionale lidhur me vendodhjen e tij në Shqipëri.

Po sipas tyre, raportohet se 22-vjeçari në momentin e arrestimit ka qenë në shoqërinë e babait të tij Zoran Stanoviç, që është dhe shefi i stacionit të policisë kufitare të aeroportit të Tivatit.

Arseni Stanoviç pritet t'i dorëzohet autoriteteve malazeze.

Mësohet se Anastasia La?manovu ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/malazezi-i-arrestuar-ne-tirane-akuzohet-vrasjen-e-te-dashures-milionere-nga-ukraina