Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Gjirokastër banorët e një pallati 10 katësh në Kodrën e Shtufit ngrejnë alarmin për përhapjen e epidemive. Shkak janë ujrat e zeza që kanë pushtuar ndërtesën prej më shumë se një muaj.

Rëshqitja e tokës nuk është i vetmi shqetësim për banorët e Kodrës së Shtufit në Gjirokastër. Ky pallat dhjetë katësh prej më shumë se muaj ndodhet nën pushtetin e ujrave të zeza. Banorët ngrejnë alarmin për situatën që nuk po merr zgjidhje dhe i frikësohen përhapjes së epidemive

Shqetësimin ngrihet edhe nga Drejtoria e shëndetit Publik që apelon marrjen e masave të menjëherëshme.

Të njohur me problemin, inxhinierë të Ujësjellës Kanalizimeve Gjirokastër thonë se investimi duhet të kryehet nga vetë banorët, ndërsa Ndërrmarja e Ujësjellësit do të ofrojë vetëm mbështetje teknike.

Ky nuk është pallati i vetëm në këtë zonë që vuan problemin e ujrave të zeza. Banorët thonë se kjo problematik është konstatuar edhe në pallate të tjera të ndërtuara së fundmi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjirokaster-banoret-ne-kodren-e-shtufit-mes-ujrave-te-zeza