LUSHNJE-Një makinë është aksidentuar nga treni në afërsi të Dushkut, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.<br /><br />Makina po kalonte mbi shina kur u përplas nga treni. Në makinë po udhëtonte një çift në momentin që është aksidentuar, por nuk ka të lënduar, pasi shpejtësia me të cilën po lëvizte treni ka qenë e vogël.<br /><br />Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
