Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Durrës pushuesit që e kanë zgjedhur si destinacion ankohen për mungesën e dusheve dhe tualeteve publike. Bizneset private që menaxhojnë plazhet nuk kanë marre asnjë masë për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet duke shkaktuar pakënaqësi te turistët.

Edhe pse ka pritur turistët e parë, qyteti bregdetar i Durrësit duket se nuk është ende gati për sezonin veror. Bizneset private që menxhojnë plazhet nuk kanë marrë asnjë masë për të vendosur dushet, tualetet publike si dhe kullat e vrojtimit përgjatë vijës bregdetare

Mungesa e infrastruktrurës ka shkaktuar pakënaqësi te pushuesit të cilët ankohen për mungesën e higjenës dhe çmimet e kripura.

"Krahasuar me vendet e tjera është shumë dobët", tha një turist.

"Shteti duhet të merret me këto gjëra, jo ne", u shpreh një tjetër turist.

Ata shprehen se duhet të përcaktohet vendi se ku mund të pushojnë pa u detyruar të paguajnë.

Mungesa e shërbimeve dhe infrastrukturës detyron pushuesit të shpenzojnë më shumë. Por edhe pse problemet nuk kanë munguar, plazhet e Durrësit vijojnë të mbeten më të frekuentuarit përgjatë stines se verës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-pushuesit-ankohen-mungesen-e-dusheve-dhe-tualeteve