Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Milotit. Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

"Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete, konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.T.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetët e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve", sqaroi policia.

Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/perplasen-dy-makina-ne-kryqezimin-e-milotit-disa-te-plagosur