Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për ish-ministrin Xhelil Bajrami, marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë për emrin do ti stabilizojë marrëdhëniet mes 2 shteteve. Në studion e lajmeve në Ora News, Bajrami komentoi edhe qëndrimet e partive shqiptare në Maqedoni.

Firmosja e marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, do t?i stabilizojë marrëdhëniet mes këtyre shteteve. Kështu u shpreh në studion e lajmeve të Ora News, Xhelil Bajrami, ish-ministër i Ekologjisë në kabinetin e qeverisë Gruevski, i cili vinte nga radhët e PDSH-së

Xhelil Bajrami: Në këtë mënyrë dhe me këtë marrëveshje u hapën dyert e Maqedonisë, pas 25 vitesh negociata. Kryeministri i Greqisë do t'i dërgojë një letër përfaqësuesve të BE dhe NATO-s për të filluar negociatat për pranimin e Maqedonisë.

Bajrami komentoi edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, si përsa u përket qëndrimeve të partive shqiptare atje, ashtu edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Gruevski.

Xhelil Bajrami: Bashkëpunimi mes faktorit shqiptar ka qenë dhe do vazhdojë të jetë gjithmonë duke ruajtur ato parimet demokratike. Numri mbi 35% i shqiptarëve është një faktor i rëndësisshë.

Pyetje: Ishte Gruevski një peshk i madh?

Xhelil Bajrami: Absolutisht ishte shumë i madh. Ka qenë një kryeministër që ka qeverisur Maqedoninë për 12 vite.

Bajrami shtoi se marrëveshja, ku shteti fqinj do të quhet Maqedonia e Veriut hap prespektiva të reja për rajonin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ish-ministri-i-gruevskit-marreveshja-me-greqine-stabilizim-marrdheniesh