Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arkitektët dhe urbanistët janë shprehur pro prishjes së Teatrit Kombëtar duke dhënë alarmin se godina aktuale paraqet rrezik. Në dëgjesën publike me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ata shpalosën argumentet se përse ky objekt nuk i reziston më kohës.

Agron Hysenlliu, nga Instituti i Ndërtimit, tha se në këtë institucion kulturor nuk ka mbetur më asgjë nga ana infrastrukturore.

Agron Hysenlliu: Në pjesën arkitektonike që është kryer nga grupi i Institutit të Ndërtimit që është përbërë nga 13 inxhinerë, është parë që nuk ka kushtet më minimale për kryerjen e një aktiviteti kulturore të kësaj natyre.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Altin Goxhaj, tha se është kërkuar edhe ndalimi i funksionimit të Teatrit Kombëtar.

Altin Goxhaj: Nga raportet tona kemi që në 2001-2002 në këtë institucion nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës në Ministrinë e Brendshme është lënë një akt ? kontroll bllokimi për aktivitetin e këtij institucioni. Në këtë vit është kërkuar që ky institucion të bllokohet të mos vijojë më aktivitetin.

Në lidhje me debatin rreth vlerave të godinës së Teatrit, këshilltarja e ministrisë së Kulturës, dhe përfaqësuesja e monumenteve të kulturës, tha nuk është përfshirë as në listën e monumenteve të kategorisë së dytë.

Këshilltarja e ministrisë së Kulturës: Në vitin 2004, Komisioni i Këshillit Shkencor ka rezultuar në një konkluzion të tillë që ky objekt nuk mbart vlera.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kërkoi nga ata që shqetësimet që ngritën tua shprehnin aktorëve në një dëgjesë të posaçme.

Erion Veliaj: Ajo që ndoshta do tju kërkoj është që me një përfaqësi të aktorëve, unë megjithë dashamirësinë, gjithësesi ka një funksion publik-politik, ndryshe është kur i dëgjojnë nga ju. Kështu që unë jam gati që dëgjesën tjetër tju kemi përballë dhe të flasim vetëm nga ana teknike.

Nga ana tjetër, aktorët janë shprehur të vendosur në qëndrimin e tyre kundër shembjes së godinës aktuale, teksa prej ditësh protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arkitektet-dhe-urbanistet-njezeri-godina-e-teatrit-duhet-te-rindertuar