Mes akuzash e batutash opozita e bllokoi sërish komisionin e ligjeve, teksa ishte thirrur për të raportuar për luftën kundër kriminalitetit Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Batutat për pasarelat e Milanos e Parisit u pasuan nga ato të evenimentit më të rëndësishëm të futbollit.

Replikave nuk i shpëtoi as turi i llogaridhënies i kryeministrit Rama.

Pas kërkesës së opozitës për t?ua shpërndarë deputetëve raportin e Ministrisë së Drejtësisë për luftën kundër kriminalitetit, socialisti Ulsi Manja nxitoi të mbyllë mbledhjen e komisionit.

Por se çfarë shkruhej në këtë raport e zbuloi demokrati Bylykbashi.

Edhe këtë javë grupi parlamentar i demokratëve vendosi që në qendër të aksionit opozitar në komisione të jenë vetëm çështja ?Tahiri? e ?Xhafaj?.