Skënder Gega u prezantua të hënën si trajneri i Partizanit për sezonin e ardhshëm. Ish-futbollisti, i cili me të kuqtë fitoi trofe, është kthyer në një tjetër rol. Ish-trajneri i Kombëtares Shpresa synon që të nisë një projekt që të vlejë për një kohë të gjatë për Partizanin.

?Do të mundohemi të afrojmë lojtarë të rinj nga ekipi që mos të punohet vetëm sa të jetë Skënder Gega, por edhe për të ardhmen?, tha Gega.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, i cili në pak kohë ka parë disa trajnerë te Partizani, shpreson që Skënder Gega të qëndrojë sa më gjatë.

?Uroj që Skënderi të qëndrojë sa më gjatë dhe të dalë në pension të Partizani, të bëhet një Arsene Wenger?, tha Olsi Rama.

Trajneri i të kuqve kërkon që objektivat të vendosen me kalimin e kohës.

?I kemi pretendimet tona, por duke ndërtuar grupin duke u stërvitur në fushë do të bëhen më qarta.?

Prova e parë për Partizanin është Europa League. Faza kualifikuese nis shumë shpejt dhe drejtuesi po përpiqen të afrojnë lojtarë, pasi ka patur largime.

Tv Klan