Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata që vuajnë nga reumatizma kanë një arsye më shumë për të zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet e verës.

Rëra e saj e pasur me jod njihet për fuqitë kurative, vetë shkodranët e konsiderojnë "rëra e dermanit".

Por edhe ata që gëzojnë shëndet të plotë në këtë bregdet kanë gjithçka për të kaluar pushime aktive.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Shkodrës, Gentian Mema, në 'Tonight Ilva Tare' bëri një prezantim të "guidës" që ofron plazhi i kryeqendrës së veriut.

Mema: Velipoja ka një vijë bregdetare të rrallë në gjithë bregdetin e Adriatikut. Nëse shkojmë më në veri nuk e gjen më plazhin e Velipojës. Mund të krahasohet me Shëngjinin, Golemin apo Durrësin por prapë rëra e Velipojës është krej e veçantë.

Ka vlera kurative, është speciale. Ne shkodranët e quajmë "rana e dermanit", rëra e kurimit. Është e jashtëzakonisht e pastër, e pasur me jod.

Nëse shkoni në drejtim të derdhjes së Bunës do të shihni të gjithë njollat e jodit pasi është zona më pak e shfrytëzuar sa i përket plazhit.Në 2016, uji i zonës së Velipojë është çertifikuar si ujë me cilësi të shkëlqyeshme nga Organizata Europiane e Mjedisit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rana-e-dermanit-ja-pse-kete-vit-zgjedhja-juaj-duhet-te-jete-velipoja