Një sasi tritoli i është vendosur makinë së një polici në Shkodër. Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit. Mësohet se punonjësi i policisë është Agim Bushgjoka.<br /><br />Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit në momentin e shpërthimit. Burime nga Policia bëjnë me dije se nga shpërthimi s?ka patur të lënduar, por vetëm dëme material. <br /><br />Nuk dihen ende detaje për mbi arsyet e ngjarjes.
