Surprise Me!

Incidenti/Noka i sulet Veliajt, kërkon ta nxjerrë me dhunë nga komisioni i Medias

2018-06-19 0 Dailymotion

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka debatuar ashpër me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Vokshi ka kërkuar që në dëgjesën e sotme para Komisionit të ishte prezente ministrja Mirela Kumbaro, për të dhënë shpjegime lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.<br /><br />Bashkë me të ka qenë edhe Veliaj. Pas kësaj, Vokshi ka thënë se Rama i dërgon të dy bashkë Kumbaron dhe Veliajn për të manipuluar. Në këtë çast komisioni është përfshirë nga replikat, ku në debat ka ndërhyrë deputetja socialiste Milva Ikonomi. <br /><br />Seanca është ndërprerë për pak minuta, dhe ka rifilluar me dyer të mbyllura. Mediat janë nxjerrë jashtë, ndërkohë që para Komisionit ndodhet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Buy Now on CodeCanyon