Surprise Me!

Albtelecom i bashkohet nismës 'Dhuro gjak, shpëto një jetë', punonjësit gjak për talasemikët

2018-06-19 14 Dailymotion

Albtelecom në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, i bashkohet nismës ?Dhuro gjak, shpëto një jetë?. Dhurimi vullnetar, i kthyer tashmë në traditë për këtë institucion shkon për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundja e talasemisë. Punonjës të shumtë i janë bashkuar kësaj nismë të organizuar në zyrat qendrore të ALBtelecom

ALBtelecom në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar edhe këtë vit organizon fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundja e talasemisë. Punonjës të shumtë i janë bashkuar kësaj nismë të organizuar në zyrat qendrore të ALBtelecom, të kthyer tashmë në traditë.
Sinkron Jonilda Filipi, Albtelecom
Nevojat për gjak në vend janë shumë të mëdha sidomos në stinën e verës, ndaj mjekja e transfuzionit Zhaneta Abazaj bën thirrje që të tjera institucione ti bashkohen dhurimeve vullnetare
Sinkron , Zhaneta Abazaj mjeke transfuzioni
Si një prej kompanive më aktive në fushën e përgjegjësisë sociale të korporatës, ALBtelecom do të vijojë të bëhet mbështetës i dhurimit të gjakut , duke vazhduar traditën e nisur prej vitesh me dëshirën për t?i ardhur sado pak në ndihmë fëmijëve që kanë nevojë nevojë për gjak.Çdokush mund të shpëtojë një jetë edhe pa qenë mjek, vetëm duke dhuruar gjak.

Buy Now on CodeCanyon