Surprise Me!

Titulli “Qytetar Nderi” për Mazrekun, prefekti i Kukësit: Nuk firmos, vendimi bie ndesh me ligjin

2018-06-19 0 Dailymotion

Prefekti i qarkut Kukës, Zenel Kuçana ka dalë në një deklaratë për mediat nga zyra e tij, ka thënë se nuk ka për të firmosur titullin e dhënë nga këshilli bashkiak i Hasit për Gafurr Mazrekun.

Arsyet sipas Kuçanës lidhen me faktin se Mazreku ka qenë i dënuar më herët nga gjykata shqiptare.

?Nuk konfirmoj dhënien e këtij titulli. Personi në fjalë, Gafurr Mazreku, ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata shqiptare.?-ka thënë Kuçana.

Sipas legjislacionit shqiptar, personat që marrin tituj nderi nuk duhet të jenë të dënuar më herët, prandaj Mazrekut i hiqet e drejta për të marrë këtë titull.

Gafurr Mazreku ka qenë një nga temat më të nxehta të aktualitetit politik gjatë 24 orëve të fundit. Ish-deputetit socialist iu dha titulli ?Qytetar Nderi? nga këshilli bashkiak i Hasit.

Kryeministri Rama doli hapur kundër këtij vendimi duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të tij.

Opozita akuzoi qeverinë se ka ndikuar tek këshilltarët për propozimin e titullit për Mazrekun.

Buy Now on CodeCanyon