Surprise Me!

Automjetet qe nuk do te lejohen te qarkullojne ne fundjave

2018-06-19 4 Dailymotion

Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve të tjera të rënda nuk lejohen më të qarkullojnë në fundjavë, duke përfshirë edhe të premten. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për periudhën nga 15 Qershor deri në 15 Shtator, në më shumë se 30 akse rrugore.

Gjatë kësaj kohe, mjetet e huaja me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 tonë ose mbi 12 m gjatësi, nuk mund të hyjnë në Shqipëri, por mund të përdorin sheshin e parkimit në pikën kufitare përkatëse.

Por edhe ato mjete të regjistruara në Shqipëri mund të hyjnë vetëm në disa pika doganore të përcaktuara në këtë udhëzim.

Përjashtim nga ndalimi i qarkullimit bëhen vetëm ato raste kur këto mjete transportojnë ushqime, të tilla si: mish i freskët, qumësht, peshku apo dhe prodhime e detit, si dhe fruta e perimet që prishen. Gjithashtu lejohen dhe kamionët që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë.

Klan Plus

Buy Now on CodeCanyon