Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi vijojnë të mbeten në nivel minimal. Ambasadori rus në vendin tonë Aleksandër Karpushin në një intervistë të posaçme për Ora Neës, thotë se dialogu i mirëfilltë ndërshtetëror ende mungon dhe se dëbimi i pajustifikuar i dy diplomatëve përkeqësoi më tej axhendën dypalëshe.

Karpushin thotë se qasja e Rusisë kundrejt Ballkanit nuk ndryshon aspak nga qasja e saj kundrejt rajoneve të tjera të Evropës.

Ndërsa lidhur me akuzat e adresuara nga Perëndimi për ndërhyrje në punët e brendshme, në zgjedhje apo referendume, Ambasadori shprehet se Rusia ka krijuar një lloj imuniteti.

Duke folur për propozimin e Presidentit amerikan për rikthimin e Rusisë në G7, Ambasadori rus deklaron se Rusia s?e ka braktisur kurrë G8 por se nuk ka ndërmend t?i lutet dikujt për ?rikthimin në një organizatë nga e cila nuk është larguar kurrë dhe e cila për nga efikasiteti mbetet pas forumeve të tjera ndërkombëtare.

Ambasadori rus foli edhe për Kampionatin Botëror të Futbollit, ku tha se Perendimi tentoi ta sabotonte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/moska-agresive-ne-ballkan-karpushin-ora-news-imagjinate-e-perendimit