Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia rrugore e Tiranës monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë. Vetëm në këtë periudhë të shkurtër u konstatuan dhe proceduan administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

"Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke mosrespektuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm" thuhet në njoftimin e policisë.

Policia paralajmëron se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë javës, sipas problematikës dhe shqetësimeve të qytetarëve adresuar Policisë së Shtetit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gabimet-qe-nuk-duhet-te-beni-ne-kryqezime