Farka ishte ndalesa e radhës e turit llogaridhënës për kryebashkiakun Erion Veliaj, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe kryetaren e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, të cilët bashkëbiseduan dje me banorët e njësisë mbi projektet dhe punën e Bashkisë së Tiranës, si dhe reformat e qeverisë në shërbim të qytetarëve.

Veliaj theksoi se Farka ka përfituar një sërë investimesh të rëndësishme, që kanë sjellë përmirësim në infrastrukturë, ndërsa u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm siguron një rritje të ndjeshme të financimit të projekteve për këtë njësi, sipas bashkisë së Tiranës.

Në Farkë kemi bërë punë që s?ishin bërë prej vitesh. Zonat janë duke u formalizuar, dhe pas legalizimin e kemi më të lehtë për të investuar në infrastrukturë. Në buxhetin e këtij viti do të reflektohet që një pjesë e investimeve të shkojnë në nivel kalipar, tani që janë rregulluar pjesët kryesore. Investimet në Farkë do të vijnë duke u rritur.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës