Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rritja e numrit të pushuesve në bregdetin shqiptar e ka kthyer në domosdoshmëri shtimin e qendrave shëndetësore në zonat turistike.

Ministja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e hapur për herë të parë në Tale, ku nënvizoi sherbimin cilësor ndaj pushuesve.

Manastirliu: ?Nisur nga nevoja që ka patur vitin e kaluar dhe kërkesat e vazhdueshme për shkak të frekuentimit të lartë ditor të plazhit të Tales vendosëm hapjen e kësaj qendre verore si dhe vendosjen e një autoambulance fikse në zonën e plazhit. Janë 26 qendra verore që janë në dispozicion të pushuesve 24/7 në zonat turistike, për një sezon turistik të sigurtë?

Në dispozicion të mjekëve janë vënë të gjitha medikamentet bazë për çdo rast urgjence por dhe infrastruktura e nevojshme.

Manastirliu: ?Janë 17 autoambulanca të stacionara në zonat turistike më të frekuentuara, të cilat janë të pajisura për herë të parë me të gjitha mjetet e nevojshme jetëshpëtuese. Nga ana tjetër kemi përforcuar shërbimin në spitalet pranë zonave turistike dhe i gjithë shërbimi po koordinohet nga urgjenca kombëtare?

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë po vijon edhe procesin e dezinsektimit pranë zonave turistike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/manastirliu-qendrat-shendetesore-ne-plazhe-kane-te-gjithe-infrastrukturen-te-sherbyer