Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kalon vetingun gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Ilir Toska. Njëkohësisht ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Ky ishte vendimi i dhënë paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me trup gjykues të përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari

Relatorja Valbona Sanxhaktari u shpreh dje se nuk konstatonet fshehje të pasurisë.

"Pasuria ILDKPI ka dorëzuar një raport pozitiv për subjektin. Nga hetimi i pavarur dhe i thelluar i komisionit konstatohet se subjekti pas verifikimit rezulton se ka vetëm një apartament 83 m2 në Tiranë në vlerë 50 mijë euro. Nuk rezulton se Ilir Toska ka pasuri të fshehura"

Një tjetër vlerësim ishte dhe ai sa i takon figurës.

Ndryshe nga DSIK e cila e kishte konsideruar të papërshtatshëm, nga verifikimet Komisioni ka dalë në konkluzionin se nuk qëndrojnë pretendimet e DSIK, dhe se figurën e Ilir Toskës e ka konsideruar si të përshtatshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kalon-vetingun-gjyqtari-i-apelit-ne-tirane-ilir-toska