Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Tulant Balla ka sqaruar atë që kreu i PD, Lulzim Basha tha në Kuvend se Gjermania ka vendosur JO për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Nga jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla tha se Shqipëria pret një përgjigje pozitive në 28 qershor dhe shumica e qeverisë gjermane e mbështet këtë hap të Shqipërisë.

Balla: Shqipëria më 28 qershor pret një PO ose një JO. Në rast të një PO-je fillon puna parapërgatitore për fillimin e negociatave dhe në rast të një JO-je nuk fillon puna parapërgatitore.

Ajo që dua të ndaj me ju është që në qeverinë gjermane, në parlamentin gjerman ka një mazhorancë tejet të cilësuar në favor të PO në datën 28 qershor. Përpjekja e Bashës e cilësuar edhe nga mediat austriake, që shkruan se "PD po bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar hapjen e negociatave" është në dëm të Shqipërisë dhe PD. Kjo përpjekje nuk ka arritur aspak që të dëmtojë këtë proces të rëndësishëm.

Mund të ketë edhe JO, por që lejon fillimin e punës parapërgatitore. Ka pasur vende të ngjashme, vende të tjera që kanë pasur një JO, por kanë lejuar, por pritshmëria jonë është që në 28 qershor të kemi PO, e cila lejon fillimin e punës parapërgatitore .
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjermania-jo-shqiperise-ja-sqarimi-i-taulant-balles