Bateristi i njohur shqiptar Land Fusha dhe këngëtarja Kamela Islamaj ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.<br />Fusha tregoi se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se për të është hera e parë që gatuan. Ai kishte zgjedhur të përgatisë një sallatë të thjeshtë me shumë përbërs dhe me bazë sallatën jeshile. <br />Ndërkohë këngëtarja kishte zgjedhur të përgatisë brusketa me një salcë me ullinj, qepë dhe domate. Në fund të emisionit të dy të ftuarit provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e këngëtares Islamaj.