I njëjti skenar me të njëjtë protagonistë edhe këtë të enjte në parlament.

Për më shumë se një orë Lulzim Basha bllokoi foltoren e Kuvendit duke mos lejuar asnjë diskutim veç çështjes së negociatave për Shqipërinë, për të cilën tha se ka ardhur edhe vendimi i Gjermanisë.

?Edi Rama mbrëmë është informuar për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Edi Rama ka gënjyer. nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale e blerë prej tij? .

Në mungesë të një replike nga kryeministri, përgjigjen ia dha Taulant Balla, i cili kishte një lexim krejt ndryshe nga ai i kreut të opozitës lidhur me qëndrimin e Gjermanisë.