Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore e Tiranës vazhdon sensibilizimin ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha dhe "shkelje" të sinjalizimit rrugor.

U proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për ?shkelje? të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

"Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve", thotë policia.

Kontrollet u fokusuan në rrugën e ?Durrësit?, rrugën ?Fortuzi?, rrugën e ?Elbasanit? dhe disa segmente të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sensibilizimi-te-respektuar-kembesoret-vazhdojne-gjobat-ndaj-shofereve